Vajza 18-vjeçare e Majlinda Bregut vishet nuse (FOTO)

Vëmendjen e sfilatës VIP së “Geraldina Sposa” e mori të enjten në mbrëmje vajza brune dhe shtatlartë e politikanes Majlinda Bregu. Kejda Ajazi u konsiderua si “çudia” e pasarelës, që çifti Mandi dhe Marçela Lati kishin ideuar.

Ajo sfiloi si një modele e vërtetë, ndërkohë që dhjetëra sy kureshtarë e ndiqnin për të parë në çdo detaj vajzën e deputetes sharmante.

Me një fustan madhështor, Kejda parakaloi si një modele e vërtetë, edhe pse deri tani pasionin e saj për modën e kishte treguar vetëm në eventet e modës së lartë, ku shihej tek shoqëronte nënën e saj si e ftuar.

“Për sa i përket sfilatës, isha në sfilatën e miqve të familjes sime. Dua të them se nuk e kam profesion modelingun, pasi kam interesa të tjera në jetë”-tha ajo për “Panoramën”.

SHKARKO APP