Vajza e Barack Obamës në një romancë me djalin e aktorit të njohur (Foto)

Vajza 20-vjeçare e ish-presidentit Barack Obama, Sasha Obama është në lidhje me djalin 24-vjeçar të aktorit të “Ray”, Clifton Powell, raportoi Daily Mail.

Ato u fotografuan së bashku, ku shihen shumë të dashuruar teksa bënin një shëtitje së bashku në fillim të kësaj jave.

Sasha dhe Clifton Powell Jr., një ish-basketbollist, filluan të takoheshin pasi ajo u transferua në Los Angeles për të studiuar në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Ata e mbajtën të fshehtë romancën e tyre, derisa u panë së bashku në fillim të kësaj jave.

SHKARKO APP