“Vajza e Championsit”, Eva Murati shkëlqen në emisionin sportiv në Itali

Eva Murati, moderatorja e emisionit të shumë ndjekur shqiptar Studio e UEFA Champions League, mahnit italianët! Eva ka marrë ftesën për të qenë prezente në emisionin “Tiki Taka” i cili transmetohet në gjigantin kanalin “Italia 1”.

Ky nga ky moment moderatorja jonë simpatike është kthyer në sensacionin e të gjitha mediave italiane e shqiptare, por jo vetëm.  Gjatë emisionit Eva ka befasuar dhe vetë moderatorin e Tiki Takas, Piero Chiambretti, i cili e ka komplimentuar jo vetëm për pamjen e saj por edhe për faktin që është e mirëinformuar dhe flet një italishte të përkryer.

“Vajza e Championsit në Shqipëri shkëlqen. Italishtja e saj është mbresëlënëse”,  tha Chiambretti.

Eva Murati është tifoze e Juventusit, teksa e ka shprehur hapur simpatinë për kampionët në fuqi të Serisë A.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eva Murati (@evamurati)

SHKARKO APP