Vajza e deputetes, një “sirenë” në mbrëmjen e maturës (FOTO)
Mbrëmja e maturës për secilin maturant është dhe mbetet një natë e veçantë, ku pas saj nis një jetë e re e mbushur me sfida. Padyshim që një natë kaq e veçantë nuk ka si të qëndrojë në heshtje. Në rrjete sociale vetë maturantët ndajnë çastet e tyre më të bukura.
Në syrin e portaleve ata që tërheqin vëmëndje më së shumti janë fëmijët e personazheve publikë. Politikanët jo rrallë herë kanë qëndruar në vend të dytë sa u takon lajmeve rozë, pasi fëmijët e tyre kanë “pushtuar” rrjetet sociale.
Njëra prej tyre është edhe vajza e deputetes demokrate, Albina Deda. Vetë deputetja e ka “promovuar” vajzën e saj në rrjete sociale, në rrugën e re që Ada ka zgjedhur, atë të modeles.
Ada Deda, ka ditur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e saj dhe tiparet mesdhetare që e karakterizojnë, duke u bërë shpeshherë pjesë e seteve fotografike.
Edhe në mbrëmjen e maturës, Ada ka qenë në qendër të vëmëndjes, e kjo falë bukurisë së saj. E veshur me një fustan blu që i tregon format e trupit, Ada i përgjason një sirene dhe padyshim që mbetet një nga maturantet më të bukura.