Vajza e JLo një super yll, rrëmben vëmendjen në Super Bowl (VIDEO)
Jennifer Lopez ishte padyshim në qendër të vëmendjes, në spektaklin gjigand Super Bowl, por ajo që mahniti gjithë publikun, ishte dhe performanca me vajzën e saj Emme Muniz.
11-vjeçarja ka performuar në skenë bashkë me të ëmën, duke marrë vëmendjen maksimale, dhe duke u komplimentuar për zërin e saj ëngjëllor.
Ajo interpretoi në krah të nënës së saj, JLo, këngën hit “Let’s Get Loud”, e mbështetur nga një kor vajzash të reja. Momenti i Emme ishtë një kontrast i ëmbël dhe i butë përgjatë sekuencave me vallëzim energjik dhe shfaqjeve të ndezura.
Emme filloi performancën vetëm, për t’ju bashkuar më pas Jennifer Lopez dhe Shakira, që i dhuruan skenës energji dhe vallëzim.
#JLo brought her daughter out. That's cute 💜💙💜 #PepsiHalftime pic.twitter.com/ETsYRSKJpB
— Jasmine 🕊🕊 (@twin_fangirl) February 3, 2020
https://www.instagram.com/p/B8GD-C0J1LP/?utm_source=ig_embed