Vajza e Johnny Depp, vetëm 18 vjeç dhe pozon topless
Vajza e aktorit të njohur, Johnny Depp duket se i ka hyrë seriozisht botës së modelingut.
Në setin e fundit fotografik, Lily-Rose Depp ka pozuar topless për CR Fashion Book në nder të 18 vjetorit të krijimit të tyre, i njëjti vit ku u lind vajza.
“Është koha që të tregoj më shumë nga trupi im dhe të jem më seksi. Sapo kam mbushur 18 vjec kështu që jam gati,” – tha ajo për revistën.
Duket se ajo do vazhdojë të jetë në botën e shoëbizit për një kohë të gjatë pasi po ndjek rrugën e nënës së saj, që ka bërë të njëjtat veprime kur ishte në këtë moshë.
Ndërkohë, ajo ka hyrë dhe në botën e aktrimit dhe do shfaqet në shumë filma në të ardhmen.