Vajza e Majlinda Bregut zgjidhet mbretëresha e maturës (FOTO LAJM)
Nuk është hera e parë që emri i vajzës së Majlinda Bregut lakohet në rrjetet sociale dhe mediat e ndryshme si një vajzë bukuroshe, duke gjykuar nga fotot, nuk kemi se si të mos besojmë një gjë të tillë.
Kejda Ajazi, ka ditur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e saj dhe tiparet mesdhetare që e karakterizojnë, duke u bërë shpeshherë pjesë e pasarelave.
Por, kësaj here Kejda ka shkëlqyer në një tjetër event shumë të rëndësishëm, mbrëmjen e maturës duke u shfaqur si një muzë e vërtetë bukurie.