Vajza e Michael Jackson: Babain tim e vranë, unë tentova të vetëvritesha disa herë

Paris Jackson ka pohuar se babai i saj u vra, teksa zbuloi se ajo vetë tentoi të vetëvritej disa herë pasi u përdhunua kur ishte si adoleshente.

Vajza 18 vjeçare e Michael Jackson tha për revistën “Rolling Stone” se beson se vdekja e këngëtarit ishte një “sajesë”.

“Ai linte shpesh herë të nënkuptohej se disa njerëz i ishin vënë pas. Në një pikë ai tha “Ata do më vrasin një ditë”, shprehet Paris.

Ndërkohë adoleshentja tha se ajo u përdhunua kur ishte 14 vjeç nga një person tërësisht i panjohur. Paris kaloi në depression të thellë e tentoi të vriste veten disa herë.

18 vjeçarja fajëson Dr.Conrad Murray për vdekjen e babait, por ende beson se më shumë të këqija fshihen pas, dhe kërkon drejtësi.

/Oranews

SHKARKO APP