Vajza e Michael Jackson ngatërrohet me një të pastrehë
Vajza e Michael Jackson, Paris Jackson është ngatërruar me një të pastrehë. Ajo ka qenë e ulur në parking gjatë disa xhirimeve dhe ishte e veshur me një bluzë të grisur kur një person i është afruar dhe i ka thënë se nuk lejohen të pastrehët në këtë zonë. “I thashë se jam duke pritur që të rregullojë grimin dhe flokët, mos duhet të presë diku tjetër, pasi po mendon se jam e pastrehë”, tregon Jackson. Këtë ngjarje e ka pranuar vetë 19-vjeçarja. Ajo së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje me Calvin Klein dhe IMG Models dhe është trashëgimtarja e mbretërisë së Michael Jackson.