”Vajza e pasur” shqiptare që çmendi Presidentin Trump

Në videon e publikuar në Youtube rreth 6 ditë më parë në rrjetin ”The Talko” që mbante titullin: ”The Lives of The Rich Kids of Albania”, mes gjithë ”fëmijëve me lekë” të vendit tonë, u fol edhe për Antoinette Kalaj.

Në video përmenden arritjet e saj si aktore e re në SHBA-të, por pyetja që duket se i ka lindur nga postimet e saj të Instagram-it është: ”Me çfarë pune merren prindërit e saj?”

32-vjeçarja është vajza e madhe nga 4 fëmijët e familjes Kalaj. Ndonëse vetë ka lindur dhe është rritur në Bronx, vjen nga një familje emigrantësh shqiptarë. Që në vogëli Antoinette dha shenjat e para të pasionit që kishte për të performuar apo për tu marrë me modeling. Jo vetëm kaq, por zbuloi se muzika dhe aktrimi ishin gjithashtu ëndrrat e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk vonoi shumë dhe Kalaj u shfaq tek “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”, në rolin e sirenës, ku spikati dhe vendosi t’i përkushtohej aktrimit me kohë të plotë duke u zhvendosur në Los Angeles. Antoinette duket se ja ka dalë të tërheqë vëmendjen edhe të presidentit Trump dora vetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak kohë më parë ajo publikoi në Instagram, urimin që presidenti i SHBA-ve i kishte bërë për ditëlindje. “Gëzuar ditelindjen nga presidenti yt. Të premtoj që nuk do ta tregoj moshën!”,-shkruan ai në Twitter. /Anabel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?