Vajza e Paul Walker feston 20 vjetorin e lindjes, ja si duket 5 vite pas vdekjes së aktorit
Kanë kaluar 5 vite qëkur ylli i Fast & Furious, Paul Walker u nda nga jeta në një aksident fatal në nëntor të vitit 2013.
Vajza e tij, Meadow festoi 20-vjetorin e lindjes të dielën kur postoi edhe një foto të një mikes së saj e cila i mbante në duar një kek të vogël me numrin 20.
Tashmë një modele, Meadow sa kishte nisur ta njihte tamam të atin në kohën që ai u nda nga jeta.
Në të kaluarën, ajo e ka përdorur faqen e saj të Instagramit për të postuar rreth babait të saj të ndjerë, por tashmë ajo mban një profil të ulët duke shfaqur shumë pak nga jeta e saj.
Pas vdekjes tragjike të Paul, ajo u rrit nga nëna e saj, Rebecca Soteros.
Familja e yllit të Fast and Furious zbuloi se sa shumë ai donte vajzën e tij në dokumentarin ‘Unë jam Paul Walker’ të lëshuar këtë gusht.
Vëllai i Paul-it, Cody tha:
Ai ishte kaq krenar për të.”
Ditën kur aktori u nda nga jeta ai e kishte nxjerrë vajzën jashtë për një mëngjes mes vajzës dhe babait dhe planifikonin që në darkë të dekoronin pemën e Krishtlindjeve.
KOHA JONË SONDAZH

