Vajza e regjisorit të njohur bëhet aktore e filmave porno

Vajza e legjendës së kinematografisë, Steven Spielberg, Mikaela Spielberg, ka deklaruar se së shpejti do të nisë të publikojë video pornografike. Në një prononcim të dhënë për “The Sun”, 23-vjeçarja tha se shpreson të gjejë punë si kërcimtare deri sa të marrë licencën si striptiste.

Vajza e regjisorit të “E.T.” tregoi se i ka treguar edhe prindërit mbi vendimin që ka marrë përmes një telefonate, fundjavën e kaluar. Vajza e Spielberg, e cila jeton në Nashville, tashmë ka paraqitur një kërkesë për t’u bërë një punonjëse seksi dhe “krijesa seksuale” e vetëshpallur tha gjatë intervistës se babai i saj i famshëm është mbështetës i ëndrrave të saj.

Derisa po rritej dhe fitonte më shumë vetëbesim, Mikaela thotë se ”U lodha duke punuar ditë për ditë në një punë që s’më ushqente shpirtin. Mendoj se me këtë lloj pune do të kënaq njerëz të tjerë dhe prandaj më bën të ndihem mirë”. Ajo premton të mos bëjë seks në kamera me dikë tjetër, si shenjë respekti ndaj të fejuarit të saj, Chuck Pankow.

SHKARKO APP