Vajza e Robert Aliaj shkëlqen në ”The Voice Kids” Belgjikë (VIDEO)

Vajza e vogël e artistit shqiptar Robert Aliaj, Gala ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë. Ajo ka shkëlqyer në fazën e audicioneve të fshehta në vendin ku ajo ka lindur dhe është rritur. Gala konkuroi me këngën “Don’t know why” të Norah James dhe bëri që të katërt antarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore. Fitorja e parë e Galës në këtë show bëri që familjarët e saj të emocionoheshin e sidomos babai i saj Roberti. Arritjen e më të voglës së familjes Aliaj e shpërndau në “Instagram”, Arbër Çepani. Arbëri shkruan i bindur se ajo do arrijë majat e suksesit botëror dhe se ka bërë krenar fisin e tyre.

SHKARKO APP