Vajza e Sabianit rrëfen çfarë e lidh me Noizyn
Keisi Mejdini është konsideruar kohët e fundit si një nga talentet më të reja në botën e muzikës dhe gjithashtu si një vajzë shumë e bukur.
Ndryshe Kejdi njihet si vajza e këngëëtarit të njohur Sabiani. Por në një rrëfim për Shekulli ajo ka rrëfyer se pse ka vendosur t’i prezantohet publikut me një këngë me reperine njohur Noizy.
Pse nuk e nise karrierën muzikore me babin tënd?
Të gjithë e bëjnë këtë pyetje (qesh). Ashtu sikurse e thashë ftesa ishte e papritur dhe ne e pamë të arsyeshme ta nisja në këtë mënyrë. Unë shpesh këndoj por nuk kam publikuar në You Tube apo rrjetet sociale coverat. Nuk do publikoj pasi kam vendosur që ta nis me këngën e parë që do kem me Noizin.
Kur do vij kënga juaj e parë?
Nuk di të të them se kur, por jemi duke punuar për këtë gjë. Ende jemi në hapat e parë, e mund të them që do jetë diçka e bukur.
U bënë disa kohë që ju keni kontakt me Noizin, si është të punosh me të?
Duke qenë se jemi në kontakt të vazhdueshëm, madje jam prezente edhe në koncertet që ka grupi OTR mund të them se mundohet që të ma lehtësojë punën. Për mua është kthyer në një baba i dytë (qesh).
Keni emocione?
Po kam shumë emocione… Edhe pse jam rritur me muzikën kur mendon që do jesh përpara një publiku patjetër që të mbërthejnë emocionet pasi është një përgjegjësi shumë e madhe.
A i këndon këngët e babit?
Mua më pëlqen muzika që bën babi, e dëgjoj shpesh dhe kam qenë e pranishme vazhdimisht në koncertet e babit. Unë dhe babi kemi pak natyrë të ndryshme muzikore, por që i këndoj këngët e tij.
A ke një këngëtar të huaj me të cilin do doje bashkëpunim?
Po kam. Më pëlqen shumë Rihanna, e ku i dihet ndoshta edhe bëj bashkëpunim me të (qesh).
Je ende në shkollë, si të shikojnë miqtë tashmë që përveçse një vajzë shumë e bukur edhe do këndosh?
Me modesti e them që gjithmonë kam qenë në qendër të vemendjes për shkak të pamjes së jashtme. Në fillim isha shumë në siklet, por tashmë jam mësuar. Ashtu sikurse jam mësuar edhe me faktin që të gjithë me identifikonin si vajza e Sabianit, ashtu do mësohem edhe me këtë fakt.
Me shumë siguri edhe djemtë të ngacmojnë… Keisi është e fokusuar vetëm tek shkolla apo ka edhe ndonjë angazhim tjetër të moshës?
Ngacmimet janë dhe do jenë të pranishme. Por ,unë jam e fokusuar tek shkolla sepse kam edhe një vit dhe më vonë do ndjekë studime të tjera. E momentalisht jam e fokusuar edhe tek puna.
Për çfarë do të studiosh?
Ndoshta do jem në fushën e muzikës, por mua më pëlqen shumë edhe aktrimi. Ndoshta një ditë e lëvroj edhe këtë fushë.
Ndërkohë, ju jeni e angazhuar edhe si fotomodele sa e bukur dhe e lodhshme është?
Fotografia më pëlqen shumë. Kudo që jam unë do bëj foto. Bashkëpunimi i parë ka qenë me Rezarta Shkurtën e më pas me dy fotografët Juxhin Kurti dhe Endrit Mertiri. Me të tre kam pasur përvoja të shkëlqyera. Nga njëra anë është kaq e bukur si punë, e nga ana tjetër e lodhshme sepse duhet të bësh grimin, pastaj të shkosh në vendet e përcaktuara ku do të realizohen fotot. Për një set fotografik bëhen shumë foto dhe një modele duhet të ndërroj në një ditë shumë fustane.
Po kohën jashtë fotografisë si e kalon?
Nuk jam vajzë që më pëlqen të dal. Përgjithësisht jam me prindërit me të cilët mund të lemë që të dalim diku ose me shoqet e mia (kam vetëm 3). Nuk e frekuentoj jetën e natës, nuk më pëlqen.
A kanë nisur pushimet për ty?
Këto fundjavat e fundit kam dalë me tre shoqet e mia, ku kemi shkuar në jug. Por me familjen ende nuk kemi planifikuar diçka, pasi e kemi lënë për muajin gusht për shkak të angazhimeve të babit.
Keni një fytyrë të bukur, por nëse pas shumë vitesh do të duhej të bëje ndërhyrje kirurgjikale do e bëje?
Nuk më ka shkuar ndonjëherë në mendje (qesh). Por nëse do jetë e domosdoshme unë jam pro.
Ku e shihni veten pas 5 vitesh?
Mendoj që do kem shumë punë dhe shumë koncerte (qesh).