“Vajza me foto provokuese”, ja si reagon Eli Fara kur lexon lajmet se…
Marina Fara është një emër familjar për publikun por jo një personazh publik. Të gjithë e njohin si vajzën e këngëtares Eli Fara por e njohin edhe nga setet e fotove provokuese në rrjetet sociale. Vëmendja e madhe mediatike që Marina ka marrë kohët e fundit është fokusuar kryesisht në statusin e saj privat.
E ftuar në “Rudina” për të promovuar klipin e saj të ri, Eli Fara është përballuar edhe me disa pyetje nga publiku, ndër to edhe ato për vajzën, pikët e dobët të këngëtares.
E ngacmuar edhe nga moderatorja për komentet dhe shkrimet për Marinën dhe jetën e saj private, Eli thotë se përpiqet që të mos u japë rëndësi, por natyrisht si çdo prind edhe ajo nuk ndihet mirë për komentet e jetës së saj në media e portale.
“Për mënyrën se si i sjellin të tilla lajme, askujt nuk i vjen mirë, sidomos prindit. Unë mundohem të mos u kushtoj rëndësi këtyre komenteve. Për mua është e pakuptimtë të merresh me jetën private të një njeriu që, për më tepër nuk është personazh publik. Ajo nuk është personazh publik dhe nuk ka nevojë për t’u komentuar nga të tjerët”,-thotë Eli.