Vajza superseksi e Sabianit tregon për marrëdhënien me të atin

Keisi Medini është modelja, për të cilën po shkruajnë të gjithë sot. Falë paraqitjes së adhurueshme që nëna natyrë i ka dhuruar, Keisi ka nisur prej kohësh karrierën në modelim. Më poshtë kemi realizuar një intervistë me të, për të gjithë ata që dëshirojnë ta njohin pak më shumë.

Të gjithë janë duke shkruar për ju, si ndiheni në lidhje me këtë?

Ndihem mirë. Më pëlqen vëmendja që po më ofrojnë pasi kjo është vërtetë suportuese për të angazhuarit në art, sidomos në nisje të karrierës. Megjithatë nuk e di nëse një ditë do të më shqetësojë kjo vëmendje, pasi nuk janë të pakta rastet kur mediat e teprojnë.

Në një moment që po shkruhet shumë për bukurinë e pamohueshme që natyra ju ka falur, ka kuriozitet sigurisht edhe për karrierën. Kur ka nisur Keisi të modelojë për të parën herë?

U bënë disa vite tashmë. E kam me pasion dhe dëshirë këtë që po bëj dhe ndaj më duket sikur koha ka fluturuar.

Juve jeni vajza e një artisti, të cilin nuk mund të mos e përmendin, vajza e Sabianit, si është të jesh vajza e një artisti?

Është privilegj për mua të jem vajza e tij. Mbase çdo fëmijë kështu thotë për prindin, por unë dhe babai im kemi vërtetë një lidhje të fortë. Fakti që është marrë me art ka bërë që të jetë gjithmonë i kuptueshëm me mua dhe të ketë një botë të madhe.

Shpesh prindërit projektojnë te fëmijët pasionet e tyre. A të ka sugjeruar babai të provosh edhe muzikën?

Ai ka qenë një mbështetje e madhe për dëshirat e mia dhe për modelimin specifikisht. Kur kam qenë e vogël kam kënduar shpesh me të. Ku i dihet mbase një ditë…

Cilat janë planet e Keisit për të ardhmen?

Momentalisht jam e fokusuar në punën si modele. Sigurisht që dëshirat dhe pritshmëritë janë të larta, por çdo gjë do t`ia lëmë kohës./ArkivaShqip

SHKARKO APP