“Vajzat e arta”, supermodelet e viteve ’90 rikthehen në pasarelë për Versace

Yjet më të mëdhenj të modës Claudia Schiffer, Naomi Campbell, Helen Christensen, Carla Bruni, dhe Cindy Crawford janë bashkuar në pasarelë për shfaqjen e Versace 2018 në Javën e Modës në Milano.

Duke i treguar modeleve të reja se si ecen në pasarelë, vajzat e arta të modës e bënë këtë shfaqeje mahnitëse. Duke rikthyer nostalgjinë e viteve ’90 supermodelet sfiluan së bashku me stilisten Donatella Versace, ndërkohë dhanë nderimet për vëllain e saj të ndjerë Gianni Versace, i cili u vra në vitin 1997.

Në 20 vjetorin e vdekjes së tij, ky ishte një homazh nga supermodelet, ku secila prej tyre ka punuar personalisht me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

   

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?