Vajzat në ”Përputhen” shpërthejnë në dhunë, Lea godet Irisin me shuplakë

Janë aty për dashurinë, por po ofrojnë skena dhune. Në programin ”Përputhen”, debati midis Irisit dhe Orsiolës ka degraduar në momentin që u përfshi Lea, e cila në një moment e goditi ish-shoqen e saj të ngushtë.

Takimi që Orsiola pati me Donaton solli shumë tensione në studio. Irisi nuk arriti ta përmbajë veten dhe nisi të ulërasë.

Në momentin që situata degradoi, u përfshi Lea, e cila e goditi, e tërhoqi prej krahu dhe më pas nisi debati, derisa e goditi me shuplakë ish-shoqen e saj të ngushtë.

Tensionet në studio nuk u qetësuan, më pas ndërhyri Petro, i cili ka qenë “molla” e sherrit midis dyshes.

SHKARKO APP