“Vajzave të talentuara u vinte stërkëmbçin”, Evis Mula: Arbana Osmani u tmerrua se…

Këngëtarja dhe sopranoja e njohur, Evis Mula mëngjesin e kësaj të hëne ka qenë e ftuar në emisionin “Ëake up”, me Isli Islamin dhe Ori Nebiajn në Top Channel. Duke folur për projektet e reja, Mula ka kujtuar me nostalgji kohët e vjetra, 16 vite më parë, kur asokohe ajo ka drejtuar programin e famshëm “Top Fest”.

Mirëpo, ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë deklarata e saj lidhur me moderatoren e njohur Arbana Osmani. Soprano thekson se, kur Arbana mori vesh se Evis do të drejtonte “Top Fest”, u tmerrua.

“Arbana Osmani u tmerrua atëherë se drejtonin radion dhe befas dola unë. Sigurisht helmi doli rrugës sepse finalen nuk e bëra unë. Mbaj mend që ndodhi kështu. Unë e kujtoj me nostalgji të jashtëzakonshme periudhën kur ka qenë Tani drejtues i këtij super investimi. Kisha ardhur për një program, “Top Select”. Ndërkohë Bojken Lako dhe Aldon Lipe që kanë qenë atëherë, që më bëjnë në audicion dhe më hipin te pjesa ku ka qenë podiumi i velinave të Fiks Fare dhe më thonë improvizo. Kur po shkoja në shtëpi më marrin në telefon dhe më thonë se Tani ka parë audicionin tënd dhe është dashuruar me tipin tënd, do jesh drejtuesja e Top Festit”, – u shpreh Evis Mula, e cila më tej vijon:

“Unë sa herë thoja linja për ty Arbana, ndërsa ajo gjithmonë thoshte linja poshtë, e ke parasysh…”- ka thënë këngëtarja.

“E paske içik me Arbanën”, – i thotë moderatorja Nebiaj-Mulës.

Por këngëtarja këmbëngul se Arbana ka larguar edhe shumë vajza të tjera që kanë qenë të talentuara.

“E kam, e kam, e kam, sepse ka pasur edhe shumë vajza të tjera të talentura pas meje që ka gjetur mënyrën për t’ua dhënë içik stërkëmbçin. Por asaj bravo i qoftë. Ajo është gazetare shumë e mirë dhe më vjen mirë që ka arritur aty ku ka arritur Arbana duhet thjesht të pranoj se atë kohë ka patur shumë të rinj të mirë dhe shumë më të aftë, që nuk dihet se ç’ndodhi që u shkëputën më vonë”, – tha Mula.

SHKARKO APP