Vaksinat “mollë sherri” mes kryeministrit dhe reperes: Jam ylli i Amerikës
Vaksinat anti-covid janë bërë “mollë sherri”. Një grindje ka ndodhur midis reperes botërore Nicki Minaj, Boris Johnson, Chris Whitty dhe Piers Morgan, kjo pas një postimi në Twitter nga ylli i popit.
Minaj tregoi një histori anti-vaksinë. “Kushëriri im në Trinidad nuk do ta marrë vaksinën pasi shoku i tij, i cili e mori dhe u bë i pafuqishëm. Testikujt e tij u ënjtën”.
Postimi ka marrë kritika nga Zyrtari Kryesor Mjekësor i Anglisë, Profesori Chris Whitty dhe Kryeministri britanik Boris Johnson.
Ky i fundit tha se nuk ishte i njohur me punën e Nicki Minaj, dhe në vend të kësaj promovoi mjekun Nikki Kanani, i cili u shpreh se vaksinat janë të mira dhe të gjithë duhet të injektohen.
Gjërat morën një kthesë kur Nicki në Twitter, ndau një mesazh zanor me një theks të rremë anglez duke iu drejtuar kryeministrit.
“Përshëndetje kryeministër, jam Nicki Minaj dhe jam në fakt britanike. Unë kam lindur atje. Unë shkova në shkova në Oksford me Margaret Thatcher. Dhe ajo më tha shumë gjëra të mira për ty. Do të doja të të dërgoja të dhënat e mia të punës, pasi ti nuk di shumë për mua, unë jam yll i madh në Shtetet e Bashkuara”.