Valbona për Gertën: Kam avokatët e mi, do ta padis për shpifje

Debatet në ”Big Brother Albania Vip 4” nuk kanë të sosur. Valbona shprehu pakënaqësinë e saj për komentet e Gertës, që për të kanë cenuar moralin e saj. ”O Roza po luan me moralin tim. Ti ma ke thënë një gjë dhe pastaj menjëherë e ke thënë për ‘trekëndëshin’ G Ban, Laert, ti”,-tha Valbona.

Në mbrojtje të saj, Rozana sqaroi se nuk e kishte përmendur atë në atë kontekst. ”S’e kam thënë për atë punë. Ta tha Ledioni ‘treshe’ dhe ju iu hodhët ”trekëndësh””,-tha Rozana.

Valbona këmbënguli se kishte qenë fjala për trekëndëshin dhe se ndiente se ishte keqinterpretuar. ”Kam shkuar, i kam ndenjur afër, kam shkuar vetëm për ta provokuar dhe i kam folur për gjithë situatën time brenda kësaj shtëpie. I kam thënë: ‘Mos më gjyko, se unë kam thënë kështu. Ti mund ta shikosh si të duash, por kjo është e vërteta.’ Më kërkoi njëfarë ndjese, dhe tani po bën të njëjtën gjë përsëri. Ajo vajza ka dalë me zarf të zi”.

Valbona nuk u tërhoq dhe paralajmëroi veprime ligjore. ”Por duhet të mbajë përgjegjësi, o Rozi. Janë 60 ditë, kam njerëz jashtë. Kam avokatët e mi. Unë do t’i ngre padi kësaj vajze për shpifje. Nuk më shqetëson fare, por janë 60 ditë, nuk është një ditë”.

“Unë do i ngrej padi kësaj vajze për shpifje”/ Valbona flet me Rozanën për Gertën -Big Brother VIP 4

SHKARKO APP