Valdrin Sahiti prek majat e suksesit, këtë herë me Paris Hilton
Duket se suksesi i dizajnerit kosovar, Valdrin Sahiti nuk po njeh limite. Krijuesi i fustaneve ‘glamour’, çdo copë që prek e kthen në një kryevepër. Suksesi i fundit është me Paris Hilton.
Fustani i saj me një shkëlqim ‘verbues’, u rendit si një nga më të mirët për ‘American Music Awards 2020’. Ai e emërtoi pamjen e saj si ‘Glam Barbie’.
Pas një pune të palodhur për gati dy dekada, Valdrin Sahiti po prek majat duke veshur shumë yje botërorë. Iskra Lawrence në Golden Globes, Cardi B, Hadise, Beyonce i kanë besuar pamjen e tyre në evenimente të ndryshme, ku dhe ka rezultuar me një sukses të madh.
Gjithashtu Chloe dhe Halle performuan në edicionin e 62 të çmimeve Grammy të veshura nga Valdrin Sahiti. Pak kohë më parë, Sahiti bashkëpunoi edhe me Kelly Rowland.
Në një nga intervistat e tij të fundit ai është shprehur: “Është shumë e vështirë të prodhosh ide çdo ditë, por me ç’kam kuptuar kjo më mban gjallë dhe i jep kuptim emrit tim, ndryshe nuk do isha Valdrin, por do isha një njeri tepër i zakontë.”