“Valët e muzikës përçojnë Covid-19”, këngëtarja: Ku e merr mallin Blendi Klosi?

Deklarata e ministrit Blendi Klosi vijon të bëhet meme në rrjete sociale. Ai tha në një studio televizive se muzika nuk lejohet aktualisht në bare e restorante pasi valët e saj përçojnë Covid-19.

Këtë deklaratë këngëtarja Xheisara e cilësoi si pa sens dhe absurde. Ajo tha në “Ftesë në 5” se është në prag falimenti, ndërsa shtoi se do ta pyeste ministrin se “ku e merr mallin”.

“Ne jemi të falimentuar sepse po bëjmë tetë muaj. Unë do e pyesja pak ministrin, këto koncertet e tjera që zhvillohen lart e poshtë nuk ka tinguj atje. Nuk ka sens fare, më duket absurde. Nuk ia kam idenë për atë që thotë ministri. Do të thosha diçka por jam live dhe s’po e them. Do e pyesja ku e merr…”, tha këngëtarja.

SHKARKO APP