Vali Corleone qëllohet nga një 22-vjeçare, ja çfarë thotë policia e Kosovës

Valentino Corleone i njohur në rrjetet sociale si Vali Corleone, këto kohë ka rënë në qetësi.

Dikur ai ishte kryefjalë e mediave rozë për jetën luksoze dhe deklaratat në internet. Së fundmi, Vali është rikthyer në vëmendjen e publikut por për asnjë nga këto arsyje.

Mëngjesin e sotëm është bërë me dije se personazhi i rrjeteve sociale është plagosur me armë zjarri.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se autore e ngjarjes dyshohet të jetë një 22-vjeçare.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.

Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.

SHKARKO APP