Varfëria e këngëtarit shqiptar: Kur isha i vogël shisja banane dhe thana

Të gjithë mund të kemi pasur një të kaluar jo dhe aq të artë, por janë ato momente që na bëjnë ato që jemi sot. E tillë është dhe historia e këngëtarit Klajdi Musabelliu.

I ftuar në emisionin “Thumb”, ai rrëfeu gjëra të rëndësishme të jetës së tij, duke kujtuar ndër të tjera fëmijërinë.

“Kur isha i vogël heqin babin nga puna, kunati i madh për të dhënë një lloj suporti ndihme të vogël, më nxirrte te Ura e Goricës për të shitur banane e thana. Sikleti më i madh ishte kur shikoja ndonjë të klasës nga larg që ishte me prindërit dhe ulja kokën fshihesha. Më thoshin “o çuni sa është?” unë s’ktheja përgjigje”, tregoi Klajdi.

Më tej ai ka shtuar se kështu e ka nisur karrierën e tij, duke shitur thana e banane, por sot ne e shohim Klajdin si një njeri vërtetë të realizuar.

SHKARKO APP