Varrimi i princit Philip, një shans për t’i dhënë fund përçarjeve mes vëllezërve

Pikëllimi i përbashkët për vdekjen e Dukës së Edinburgut në moshën 99-vjeçare është një “mundësi ideale” për të rregulluar çdo përçarje brenda Familjes Mbretërore, ka thënë ish-kryeministri, Sir John Major. Sipas BCC, Sir John, i cili ishte kujdestar për princat William dhe Harry pas vdekjes së nënës së tyre, tha se ai shpresonte që kjo do t’i jepte fund çdo “fërkimi” mes vëllezërve.

Ai gjithashtu tha që Mbretëreshës i duhej kohë për të kaluar hidhërimin e humbjes së bashkëshortit. Komentet e tij erdhën ndërsa Kryepeshkopi i Canterbury mbajti një shërbim përkujtimi. Mbretëresha e ka përshkruar vdekjen e burrit të saj si një boshllëk të madh në jetën e saj ka thënë Duka i Jorkut.

Kryepeshkopi pritet gjithashtu të drejtojë funeralin e dukës të Shtunën, në të cilin Princat William dhe Harry do të marrin pjesë të dy. Duka i Sussex do të fluturojë nga SHBA-ja për shërbimin, megjithëse nuk është e qartë se kur. Meghan Markle, e cila është shtatzënë, do të qëndrojë në shtëpi në Kaliforni me këshillën e mjekëve.

Një periudhë zie kombëtare do të përfundojë pas 17 Prillit, kur varrimi i Princ Filipit bëhet në Kapelën e Shën Gjergjit të Kalasë së Windsor. Një minutë kombëtare heshtje do të mbahet që të përkojë me fillimin e shërbimit në 15:00 BST.

SHKARKO APP