Vdekja e George Floyd/Yjet e muzikës botërore bëjnë thirrje për…

Industria amerikane e muzikës ka bërë thirrje sot për një ditë “heshtje” të martën në shenjë proteste ndaj vdekjes së George Floyd. Duke folur në Instagram, Rihanna tha se javën që shkoi ka ndjerë “zemërim, shkatërrim e trishtim”.
“Të shoh njerëzit e mi që vriten e linçohen më ka shtyrë në një vend të rëndë të zemrës time”,-shkruante Rihanna.

Beyoncé u shfaq në një video duke nxitur fansat e saj të nënshkruanin një peticion për “drejtësi për George Floyd”. “Të gjithë dëshmuam vrasjen e tij në mes të ditës …Jemi të neveritur. Ne nuk mund të normalizojmë dhimbjen”.

Dr Dre gjithahtu bënte thirrje për veprim duke thënë se “zemra ende më dhemb”. “Ai polic na kishte vënë gjurin mbi qafë të gjithëve ne, të gjithë ne afro-amerikanëve”. Ariana Grande, J Cole, Tinashe, Nick Cannon, Yungblud, Camila Cabello në fundjavë ishin bashkuar në rrugë me protestuesit në qytetet e tyre në SHBA.

SHKARKO APP