Vdekja e Mac Miller, arsyeja që Ariana Grande i dha fund fejesës

Ariana Grande dhe Pete Davidson i dhanë fund fejesës 5 mujore.

Dhe vdekja e reperit Mac Miller ndryshoi rrugën e jetës së tyre.

TMZ raporton se ndarja e tij nga jeta është një nga arsyet kryesore që çoi në ndarjen e çiftit të famshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ariana ‘u mbyll’ në një vend të errët pas mbidozës fatale të ish të dashurit të saj. Ajo nuk fajësoi veten për vdekjen e tij pasi ndjen se bëri gjithçka që mundi për ta ndihmuar, por e la në një gjendje emocionale shumë të rënduar,”-tha burimi për TMZ.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas vdekjes së Miller, sipas burimit, këngëtarja kuptoi disa gjëra: “Ajo nuk mund të përfshihej plotësisht në marrëdhënien e saj me Pete. Dhe se kishte nxituar me vendimin për tu fejuar.”

Ariana dhe Pete i dhanë fund fejesës këtë fundjavë. Vendimi ishte i ndërsjellë, por Ariana ishte ajo që ndërmorri hapin e parë.

Çifti të shtunën u duk shumë i qetë dhe Ariana shkoi në ‘SNL’ për të mbështetur Pete. Por çdo gjë mori fund të dielën.

Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar ndarjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?