Vdes “babai” i SfungjerBob Pantallon-Katrorit

Krijuesi i një prej filmave vizatimorë më të pëlqyer për fëmijë ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.

Lajmi i vdekjes së Stephen Hillenburg u konfirmua nga televizioni Nickelodeon, i cili transmetoi shumë seri të karikaturës “SfungjerBob Pantallon-Katrori” që prej vitit 1999.

Në një deklaratë, kompania njoftoi se shkaku i vdekjes së Stephen ishte sëmundja e njohur si ALS.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me dëshpërim, ne ju njoftojmë se ka ndërruar jetë Stephen Hillenburg, krijues i ‘SfungjerBob Pantallon-Katrorit’. Sot do të kemi një moment heshtje në nder të jetës dhe punës së tij”, shkruhej në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përvec krijimit të karikaturës, Stephen drejtoi filmin e Sfungerbobit në vitin 2004, i cili rezultoi shumë i suksesshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?