Vdes dublantja gjatë xhirimeve të filmit “Deadpool 2”
Një dublante ka vdekur në një aksident me motor ndërsa xhironte për filmin Deadpool 2 në qytetin kanadez të Vancouverit.
Vajza e njohur si Joi SJ Harris vdiq të hënën në mëngjes raporton policia. Dëshmitarët thanë se Harris humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me xhamin e një ndërtesë.
Dublantja është femra e parë afrikano-amerikane e liçensuar në këtë sport dhe kishte praktikuar disa herë me sukses pjesët e filmit që do luante përpara aksidentit fatal, raporton BBC.
Harris më parë është përshkruar si një pioniere që inkurajon shumë gra dhe afrikano-amerikanë të hyjnë në garat profesionale të rrugëve.
Xhirimet e filmit janë ndërprerë përkohësisht.