Vdes kitaristi i këngës legjendare ”House of the Rising Sun”
Ish-kitaristi i grupit britanik ”The Animals”, Hilton Valentine, vdiq, sipas një deklarate të ABKCO Music & Records në Twitter.
Sipas deklaratës, Valentini vdiq të premten, 77 vjeç.
“Një anëtar themelues dhe kitarist origjinal i ‘The Animals’, Valentine ishte një lojtar pionier kitare që ndikoi në tingullin e rock and roll për dekadat e ardhshme”, tha deklarata.
”Animals” patën suksesin e tyre më të madh me versionin e tyre të këngës bluz “House of the Rising Sun”, e cila kryesoi në top listat në të gjithë botën në 1964.
Këngë të tjera të njohura përfshijnë “Don’t Let Me Be missunderstood” dhe “We Gotta Get Out This Place”.
“Zemërthyer nga lajmi i papritur i Hiltonit. Kemi kaluar kohë të shkëlqyera së bashku”, shkroi Eric Burdon në Instagram.
“Opusi hapës i ‘Rising Sun’ kurrë nuk do të tingëllojë i njëjtë!”, shtoi ai.