Vdes papritur modelja me këmbën protezë pas betejës me kancerin
Modelja Mama Cax është ndarë papritur nga jeta në moshën 30 vjeçare pas përjetoi dhimbje të forta barku.
Modelja fluturoi nga Londra në New York për të realizuar një fotosesion kur papritmas u sëmur.
Ajo e kaloi javën e kaluar në spital me dhimbje të forta barku dhe mpiksje gjaku, por nuk mbijetoi dot dhe u nda nga jeta më 16 dhjetor.
Familja publikoi një foto të modeljes në Instagram sot duke njoftuar vdekjen e saj: “Me dhimbje dhe trishtim të jashtëzakonshëm njoftojmë ndarjen nga jeta të Cacsmy Brutus (Mama Cax)”.
Kur ishte adoleshente modelja vuajti nga kanceri por e fitoi betejën.
“Si një e mbijetuar nga kanceri, ajo ishte mësuar të kalonte me sukses sfidat e jetës. Ajo luftoi shumë për të jetuar në ditët e fundit në tokë. Jemi të vetëdijshëm se kjo dhimbje do ndihet në gjithë botën dhe nuk do jetë e lehtë për askënd,”- shkoi familja e 30-vjeçares.
Këngëtarja Rihanna postoi një fotografi të Mama Cax me të brendshme të zeza me titullin: “Një mbretëreshë. Një forcë. U prehsh në paqe motër”.
Modelja publikoi një javë më parë një buqetë me lule në spital ku tregoi se po priste të udhëtonte drejt Los Angeles.
“Ndërsa isha në Londër fillova të përjetoja dhimbje të forta barku dhe shkova në urgjencë por mjekët thanë se është një inflamacion dhe më dërguan përsëri në hotelin tim duke më dhënë disa ilaçe për dhimbjen,”– shkroi ajo.
Më pas shtoi se dhimbjet u shtuan dhe i kërkoi ndihmë personelit të hotelit për të telefonuar ambulancën.
Mjekët zbuluan se Mama kishte mpiksje gjaku në këmbë, kofshë, bark dhe pranë një filtri IVC, i cili parandalon mpiksjen të hyjë në mushkëri.
30-vjeçarja shtoi se fluturimi i vinte në rrezik jetën nga embolia pulmonare, bllokim në njërës nga arteriet në mushkëri.
Bllokimi mund të shkaktojë dëme në mushkëri dhe nivele të ulëta të oksigjenit në gjak.
Mama ishte vetëm 14-vjeçe kur u diagnostikua me Osteosarcoma, një kancer agresiv që i prek kockat dhe mushkëritë.
Fillimisht asaj i thanë se kishte vetëm 3 javë jetë. Por falë një eksperimenti me ilaçe dhe vendosmërisë së saj, ajo e mundi sëmundjen e tmerrshme. Megjithatë nuk doli nga beteja pa u dëmtuar.
Në moshën 16 vjeç bëri operacion për të hequr qafe kockën e prekur nga kanceri.
Por operacioni doli i pasuksesshëm dhe Mama hoqi këmbën e saj të djathtë që e zëvëndësoi me protezë dhe një pjesë të legenit.
Si rezultat ajo eci me këmbë protezë dhe paterica. Madje u shfaq edhe në pasarelën e Javës së Modës në Neë York në shkurt të këtij viti.