Vdes pasi lind fëmijën, 33 vjeçarja ishte në intubim nga virusi

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Brazil. Fizioterapistja e identifikuar si Viviane Albuquerque, 33 vjeçe, u dërgua me urgjencë në Spitalin “Unimed” të qytetit Recife, Brazil, pasi shfaqi simptomat e para të Covid-19. Asaj iu konfirmua nga mjekët që ishte mbartëse e virusit dhe u transferua në njësinë e kujdesit intensive, pasi gjendja e saj paraqitej kritike për shkak të shtatzënisë.

Sipas medieve, gjendja u përkeqësua pas dy ditësh dhe mjekët e vendosën në intubim, ndësa një dit më pas, mjekët vendosën që ajo t’i nënshtrohej një ndërhyrje çezariane për të sjellë në jetë fëmijën.

Foshnja u lind me sukses por Viviane nuk arriti të mposhte virusin dhe ndërroi jetë. Partneri i saj Erik Silba, u shpreh se fëmija i tyre aktualisht ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv, në një gjendje të qëndrueshme.

“Ajo ishte një person shumë punëtorë dhe aktualisht frekuentonte fakultetin e saj të dytë në degën e drejtësisë. Ajo ishte një person i shkëlqyeshëm. Djalit të porsalindur i vendosa emrin Erik dhe falë zotit ai po shërohet”.

SHKARKO APP