Vedat Ademi baba për herë të dytë, bashkëshotja zbulon gjininë e bebit
Pak ditë më parë, këngëtari i njohur Vedat Ademi dhe partnerja e tij Dorela zbuluan lajmin se së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë. Jonarti, djali i madh i çiftit, pas pak javësh do të gëzojë statusin e vëllait të madh dhe vëllait të vitit, siç e kanë quajtur me përkëdhelje Dorela dhe Ademi në postimet e tyre.
Sot, Dorela ka postuar disa foto nga festa surprizë që i është bërë në punë për pritjen e djalit të dytë në familje. Me ngjyrat simbolike të djemve, bardhë e bojëqielli, ëmbëlsirat dhe tullumbacet, festa e krijuar enkas për Dorelën e ka gëzuar atë pa masë.
Tani që ka mbetur edhe pak kohë nga ardhja në jetë e vëllait të vogël, Jonarti po shijon bashkë me prindërit ditët e fundit si djalë i vetëm.