Vejusha e themeluesit të ‘Playboy’ nuk do trashëgojë asnjë cent nga pasuria e tij marramendëse

Gruaja e Hugh Hefner duket se nuk do të marrë një qindarkë na pasuria e krijuesit të “Playboy”, i cili ndërroi jetë këtë mëngjes, në moshën 91 vjeçare.

31 vjeçarja Kristal Harris, u martua me Hefner në vitin 2012 në një ceremoni që u zhvillua në pallatin famëkeq ‘Playboy’.

Harris thuhet se ka nënshkruar një kontratë të hekurt, e cila e ndalon vejushën e tij të trashëgojë ndonjë kacidhe nga pasuria e 43 milion dollarësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vend të kësaj, pasuritë origjinale të ‘Playboy’ do të ndahen midis katër fëmijëve të tij, Universitetit të Kalifornisë dhe disa organizatave bamirëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hugh Hefner e nisi si përpjekje e një njeriu të vetëm do të kthehej shumë shpejt në “markën” që përvijoi kulturën seksuale të shekullit XX. Modelet e bëshme të “Playboy”-t u shndërruan në objekt fantazie për miliona meshkuj, ndërsa Hefner sfidoi kështu hapur puritanizmin amerikan. Rolin e “playmate” e kanë interpretuar në vite edhe plot yje të Hollivudit.

Hefner pretendonte se kishte pasur marrëdhënie intime me mbi 1000 femra. Me gruan e tretë, Chrystal Harris, lidhi kurorë në vitin 2012, kur ishte 86 vjeç, ndërsa ajo ishte 60 vjet më e re.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?