Veliaj: Turp ta them por drekën e ha në zyrë
Mes humorit dhe batutave, kryebashkiaku Erion Veliaj ka treguar për publikun se si është një ditë pune për të. I pranishëm në ‘Këndin e ekselencës’ në “News24’ Veliaj iu përgjigj interesit të studentëve ekselentë, ndërsa tha se edhe drekën e hante në zyrë. Veliaj është treguar shumë i hapur, madje nuk ka nguruar që të thotë se çfarë hante, pikërisht sufllaqe.
A jeni i aftë në kuzhinë?
Ditën e nis herët dhe nuk kam ndonjë krenari për këtë. Ne jemi një mentalitet që themi; a të kaloj për një kafe. Zgjohem në 6, 6 e çerek jam në zyrë dhe e bëj vetëm për arsye egoiste dhe pres që të zgjodhët qyteti. Unë nuk di të gatuaj, kam gatuar dhe skam talent. Është minus për mua, por është plus fakti që jam i ndershëm se e pranoj.
Drekën e ha në zyrë?
Turp ta them, por e ha në zyrë drekën. Më merr një bllok kohe në mes dreka. Ajola është e supertalentuar në gatim. Di të bëjë gjithçka. Sidomos meshkujt duhet të rrinë tek vendi ku ndihen mirë.