Vëllezërit Stefi kundër ndalimit të muzikës: Keq e më keq o Rame! Ia nxive jetën këtij populli

Kufizimi i ri për nivelin e zhurmave në lokalet e natës dhe zonat turistike ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha te bizneset dhe komuniteti i artistëve. Ata shprehen se masa e re rrezikon të dëmtojë rëndë sektorin e argëtimit dhe të ndikojë negativisht në zhvillimin e turizmit.

Sipas vendimit për menaxhimin e zhurmave, aktivitetet muzikore në ambiente publike do të kontrollohen përmes matjeve të nivelit të zërit, ndërsa kufiri i përcaktuar është 45 decibel. Artistët argumentojnë se një nivel i tillë e bën thuajse të pamundur realizimin e koncerteve dhe performancave live.

Reagime të forta kanë ardhur edhe nga këngëtarë të njohur. Endri Prifti ka kritikuar hapur vendimin dhe politikat e reja, duke e konsideruar atë një masë që dëmton jetën artistike dhe industrinë e turizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po i vështirësoni jetën këtij populli dhe po dëmtoni turizmin”, është shprehur ai në reagimin e tij ndaj kryeministrit Edi Rama. Edhe vëllai i tij, këngëtari Stefi Prifti, ka dalë kundër kufizimeve të reja. Ai ka deklaruar se pritshmëria e artistëve ishte një zgjerim i orarit të muzikës gjatë sezonit veror, duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera të rajonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?