Vendimi i papritur i aktores turke trondit fansat
Tuba Buyukustun, e njohur edhe në vendin tonë për disa role në serialet turke ka marr një vendim të rëndësishëm për sa i përket karrierës së saj.
36-vjeçarja është tërhequr përfundimisht nga aktrimi. Të paktën ky lajm ka dalë në qarkullim së fundmi nga mediat turke, sipas të cilave, Tuba dëshiron të nisë karrierën si skenariste.
Në fakt, punët e para me skenarin, 36-vjeçarja i ka dorëzuar pranë disa producentëve, por ende nuk është konfirmuar ndonjë projekt që mban emrin e saj.
Tuba shpësh është bërë pjesë edhe e mediave rozë në Turqi, sidomos pas divorcit me producentin e njohur Onur Saylak, Pothuaj rreth një vit më parë, menjëherë pas ndarjes, u mësua se aktorja ishte e lidhur me biznesmenin Umut Evirgen, me të cilin vazhdon romancën.
KOHA JONË SONDAZH







