Venera dhe Lindi festojnë 8 vjet dashurie siç dinë ata më mirë

Duke shkruar historinë e tyre të dashurisë në nota muzikore e tekstet e këngëve që sjellin bashkë, Venera dhe Lindi kanë sjellë për ndjekësit e tyre nota shumë të ëmbla me shumë doza dashurie. Doza të cilat venera i ka treguar edhe në urimin e fundit për 8 vjetorin e lidhjes me Lindin.

“Edhe kohen pas me e kthy
Jo asgje s’kisha ndryshu
M’thuj ca mundet neve me na thy?!
ME E MIRA JONE HALA S’KA ARDH 🧿
GEZUAR 8 VJETORIN,O DASHURIA E JETES SIME!@lind_islami”, ka shkruar Lumani krah videos me dashurinë e jetës së saj.

Deri më tani Lindi dhe Venera kanë zgjedhur të sjellin vetëm projekte muzikore bashkë, duke qenë përherë 2 emra të pandashëm jo vetëm në jetën private, por edhe muzikë. Kujtojmë se dyshja janë njohur në ‘The Voice Of Albania 2’ dhe që prej aty nisi historia e tyre e dashurisë.

SHKARKO APP