Verë e kuqe dhe çokollata, sekreti si Adele humbi peshë
Nëse jeni fansa të Adele me siguri keni vënë re se këngëtarja ka humbur shumë kilogramë, aq shumë sa është transformuar në një person tjetër. Rënia drastike në peshë ka bërë që shumë fansa të pyesin se cili ka qënë regjimi ushqimor që këngëtarja ka përdorur. ”MarieClaire”, shkruan se sekreti i këtij transformimi ka qënë dieta e njohur si ”Sirt Food”.
Pjese kryesore e kësaj diete janë vera e kuqe dhe çokollata e zezë pasi këto kanë përqëndrimin më të madh të proteinave. Nuk duket keq apo jo? Një dietë që përfshin vetëm këto dy gjëra.
Adele ka konsumuar edhe qepë, majdanoz, çaj jeshil, turmenik, arra, luleshtrydhe, boronica si edhe lëng të gjelbër i cili konsumohet dy herë ose tre në ditë. Kjo dietë nuk jep rezultat tek të gjithë njerëzit mirëpo duket premtuese nëse bëhet me vullnet.