Vesa flet për jetën larg skenës: Zelanda më dha qetësinë, por më mori frymëzimin
Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma është kthyer së fundmi për pushime me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta, nga Zelanda e Re. Ajo ka qenë e ftuar në një podkast me Mira Kazhanin ku ka folur për jetën e saj të re në Zelandë.
Këngëtarja e hitit “Jemi dhe s’jemi” ka folur hapur publikisht për katër vitet e fundit të jetës, për lidhjen e fortë me Big Bastën dhe sa inkurajues dhe shok i mirë ka qenë ai për të në rrugëtimin e tyre bashkëshortor.
Ajo i ka treguar Mira Kazhanit se si jeta në një vend përrallash i ndryshoi asaj humorin. I dha qetësinë, por i mori frymëzimin.“Nuk kam më frymëzim”, u shpreh këngëtarja nga Prishtina.“Ndoshta ishte një depresion i vogël, por kam pasur ndihmën e nënës (të cilën e ka psikologe) dhe të motrës, psikologe gjithashtu. Dalëngadalë ndjehem që jam më e fortë”, shpjegoi ajo.
Luma u shpreh se e kupton se Instagrami, shpesh është një spektakël fotografish të lumtura, të bukura, por që na gënjejnë për lumturinë e të tjerëve.