Vesa Luma flet për vrasjen e Klodianit: Pse të mos jetë shembull policia për fëmijët tanë
Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka prekur mbarë popullin shqiptar. Mbi këtë ngjarje nuk mund të qëndronte pa reaguar as Vesa Luma.
Nëpërmjet disa Story në Instagramin e saj Vesa ka treguar se i është këputur shpirti nga deklarata e babait të Klodianit teksa i ka shprehur ngushëllimet familjarëve.
Gjithashtu Vesa ka publikuar dhe një foto të së birit me policin e Zelandës së Re, dërsa kërkon që polica të jetë shembull për brezat e të ardhmes.
“Pse të mos jetë Policia shembull për fëmijët tanë. Pse të simbolizojnë dhunën, kur mund të simbolizojnë siguri.”- shkruan ajo.