Vesa Luma, mesazh emocionues për ditëlindjen e djalit
Këngëtarja shqiptare Vesa Luma ka festuar 1-vjetorin e djalit të saj, Lian dhe nuk ka harruar që ta urojë publikisht. “Jeta ime, Liani im sot mbushi një vit! Para se të vije ti engjëlli jonë në jetë, nuk kisha menduar ndonjëherë se sa të parëndësishme mund të më duken shumë gjëra tjera para teje… Dashuria e madhe dhe e sinqertë për të pas ty në jetën tonë, reflekton në bukurinë e buzëqeshjen tënde! Nuk kam përjetuar lumturi më të madhe se të jem çdo sekond të vitit me ty! Nuk më besohet se qysh tani ke marrë zemrën e aq shumë dashamirësve që mezi presin të të takojnë, përqafojnë apo të bëjnë fotografi me ty. Faleminderit Zot që na shpërbleve dashurinë tonë me këtë Mrekulli! Faleminderit Lian, që mua dhe babin tënd na bëre të kuptojmë se cka realisht qenka JETA. Të duam deri në frymën e fundit!” – shkruajti ajo në llogarinë e saj në Instagram. Shpeshherë, Vesa ka publikuar momente me djalin ku shijon prezencën e tij dhe shpreh se është lumturia e saj më e madhe. Ndërkohë, ajo ka sjellë para pak ditësh klipin e ri muzikor, “Ti zemra ime” pas një kohë të gjatë, sepse i ishte dedikuar djalit dhe jetës si nënë.