Veshja e pazakontë e Ronelës për finalen e ”Kënga Magjike”
Ronela Hajati është një nga konkurrentet e “Kënga Magjike”, kënga e së cilës është një ndër të preferuarat për publikun. “Vuj” titullohet kënga me të cilën do të konkurrojë në një nga netët e “Kënga Magjike” në mënyrë që të kalojë në finale, nëse kolegët e votojnë.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Ronela ka treguar se çfarë do veshë, një veshje aspak e përshtatshme për netët e këtij festivali. “Ja pra dhe veshjet tona për festival”, shkruan këngëtarja mbi foto.
Ndoshta këtë veshje ka zgjedhur bashkë me koreografinë që mund të kenë gjetur për t`ju përshtatur tekstit të këngës. Presim ta shohim në një nga netët konkurruese të festivalit për të zbuluar më tepër nga ajo që Ronela “po gatuan”.

KOHA JONË SONDAZH

