Veshja më e bukur e maturës, adoleshentja krijon fustanin e pazakontë me 1400 mango

Një adoleshente nga Australia ka krijuar një fustan të pazakontë me 1.400 mango, duke u cilësuar si më i bukuri në mbrëmjen e maturës

Ideja I erdhi pasi 18-vjeçarja, Jessica Collins shikonte se si çdo vit me mijëra kg fruta hidheshin nga ferma e saj. Në këtë mënyrë dha edhe mesazhin e rëndësishëm për të mos shpërdoruar produktet ushqimore.

18-vjeçarja përdori rreth 1,400 fruta të dëmtuara për të krijuar një fustan klasik mbrëmjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Collins është rritur në një fermë me mango dhe është ndjerë e irrituar pasi mijëra kg mango shkojnë dëm çdo vit nga ferma e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne jemi të detyruar të hedhim mbi 5 mijë kg mango çdo vit sepse nuk janë për standard supermarketi. Kështu vendosa të marr mangot, ti pres në feta të holla dhe pasi u thanë iu dhashë formën që dëshiroja, duke i shndërruar pala për këtë fustan mbrëmje”, u shpreh ajo.

Jessicës iu deshën plot katër muaj për të përfunduar punën që nisi si një projekt shkollor, duke i kthyer mangot që do të hidheshin në asksesorë mode.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?