Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 22:57 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker Italia ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 përballë Belgjikës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Nations League, duke humbur mundësinë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Veshje, dekor dhe make-up, shqiptarët shpenzojnë shuma të larta për Halloween. Këtë vit, blerjet në një nivel më të lartë se 2020

Aktualitet E premte, 29 Tetor 2021 10:06
Veshje, dekor dhe make-up, shqiptarët shpenzojnë shuma të larta për Halloween. Këtë vit, blerjet në një nivel më të lartë se 2020
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Globalizimi mund të ketë efekte në shumë sektorë, por padyshim një ndër to është përhapja e festave, të cilat pa kontekste kulturore ose historike, përqafohen kudo.
Kështu ka ndodhur edhe me Halloween në Shqipëri. Prej së paku 10 vitesh është shndërruar në një trend, i cili ka anët e tij pozitive për shumë biznese në vend.

Mes kostumeve, maskave, dekoreve për shtëpi e biznese, kunguj, ëmbëlsira: festa pritet të gjenerojë një shumë të konsiderueshme, ndonëse nuk ka studime specifike për këtë.

Familjet përpiqen të gjejnë kostume, të blejnë kunguj, të dekorojnë shtëpitë, kurse bizneset, ambientet e tyre. Ajo që dikur shihej si një ‘festë e huaj’, shumë e shohin si një kalim në një sezon të vërtetë feste dhe tashmë po shndërrohet në një ‘industri’ prej qindra eurosh – dhe kjo është e frikshme!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

‘Të fituarit’ janë bizneset, që kanë ditur që të marketojnë e të shesin këtë trend, ‘të humburit’ janë familjet, të cilat shpesh e me buxhet të kufizuar, nuk munden t’u thonë jo fëmijëve, që janë target-grupi i parë që festojnë. Dhe çdo vit, duhen aksesorë të ndryshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shpenzimet e kostumeve janë komponenti më i madh i shpenzimeve të Halloween, sipas vëzhgimeve të bëra në biznese të ndryshme në kryeqytet, si dhe ato online. Sipas tyre, një shumicë njerëzish do të veshin një kostum ose aksesorë të një kostumi. Çuditërisht një pjesë e tyre synojnë të blejnë një kostum edhe për kafshët shtëpiake.

Mund t'ju interesojë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Para 7 orësh
Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Para 7 orësh
Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein, thellohet kriza rajonale

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein, thellohet kriza rajonale

Para 8 orësh

Një grup konsumatorësh, ndër më të shumtët në vendin tonë, janë fëmijët. Kjo sepse festimet nxiten nga organizime që në sistemin parashkollor, më tej në shkollë, adoleshentët dhe më tej studentët me festa. Tek fëmijët, kostumet më të pëlqyera duket se janë princeshat dhe superheronjtë, ndërsa për të rriturit tendenca është tek shtrigat dhe vampirët. Por, gama është diversifikuar çdo vit. Për kafshët shtëpiake, kostumi kryesor është një kungull, sipas bizneseve të fushës.

Nga një vëzhgim në një nga rrugët e Tiranës, e njohur si “Tregu Çam” vihej re ndryshim i pamjes së përditshme të veshjeve dhe aksesorëve të tjerë në ngjyrat “portokalli dhe të zezë”. Tregtarët pohojnë se kjo tendencë është rritur me kalimin e viteve, prej thuajse 10 vitesh, i gjithë tetori ‘vishet frikshëm”. “Kemi kërkesa”-pohon një tregtar, i cili thotë që para 5 viteve vetëm në ditët e fundit të tetorit kishte kërkesa, tashmë shtrihet dhe planifikohet që një muaj më parë.

Në një komunikim me dy dyqane, të cilët kanë përqendruar një muaj të tërë me dekoret e Halloween, pohojnë se, kërkesat çdo vit janë në rritje. Sipas tyre, edhe në vitin pandemik, kërkesat kanë qenë të larta, sidomos për dekoret e shtëpive. Ndërsa këtë vit, blerjet janë në një nivel më të lartë se vitin e shkuar, peshën më të madhe e zënë kostumet për të rritur dhe fëmijë.

Edhe bar-restorante në kryeqytet përfshihen në listën e ‘fituesve’ nga kjo festë: muzikë live, dj, festë me tematikë kostumesh: të gjitha organizimet gjenden. Zakonisht festat janë me hyrje falas dhe me fitime në konsumet brenda festës.

Një tjetër sektor që ka parë frytet e saj të përfitimit është edhe estetika. Dario Doka, make up artist i njohur në kryeqytet, tregon se 5 vitet e fundit, të rinjtë dhe kryesisht të rejat, kanë kërkuar “ndihmë” për të realizuar pamjen ideale që përkon me tematikën e Halloween. I pyetur për çmimin, ai thotë se i atribuohet vështirësisë së punës së kërkuar, varion nga 2000-5000 lekë. Edhe fëmijët duan ta marrin një shërbim të tillë, duke qenë se për ta organizimet janë të shumta. Sa u përket të rriturve, pjesa më e madhe e tyre që duan një make up për Halloween janë punonjës së stafit të lokaleve të ndryshme që celebrojnë më 31 tetor, si balerina p.sh., por edhe të rinjtë që do të ndjekin festimet e tilla.

Të gjitha qendrat tregtare në Tiranë, si në periferi, edhe brenda qytetit, kanë rezervuar një kënd të veçantë për Halloween, disa kanë organizuar festa në këtë ditë, kryesisht për fëmijët. Të tjerë kanë ngritur stenda për të blerë artikuj që lidhen me festën. Pjesa dërrmuese ka qenë e fokusuar te lojërat për fëmijët, paradat, veshjet më të frikshme, si dhe kanë ofruar ulje në dyqane të caktuara për pjesëmarrësit në këto aktivitete.

Shumë pastiçeri në kryeqytet pohuan se këtë vit kanë pasur porosi të shumta të ëmbëlsirave me tematikën e Halloween. Për festa në lokale, për festa në kopshte e shkolla ose edhe për festa private. Nga ana tjetër, dyqanet e vogla të lagjeve apo marketet, tregojnë se kërkesat për blerje ëmbëlsirash këto ditë kanë qenë të larta. Në disa lagje të Tiranës, fëmijë kryesisht të moshës 7-15 vjeç, kanë trokitur në dyert e shtëpive me thënien “Ëmbëlsira apo rreng?”, huazim i festës origjinë në SHBA.

Nga ana tjetër, edhe kinematë në vend kanë rezervuar evente kushtuar datës 31. Nga kinema Cineplexx, ofrohen dy evente: për fëmijë e të rritur, biletat për të cilat kushtojnë 700 lekë. Të mos lëmë pa përmendur edhe agjencitë e dekoreve të cilat ofrojnë shërbimet e tyre për biznese ose lokale, me dekore që nisin nga 100 euro.

31 tetor është shndërruar në “vezën e artë” te shumë bizneseve në vend. Me dëshirën e tyre, apo si nevojë e shoqërisë, shqiptarët paguajnë për t’u kënaqur./Monitor/

Etiketat e lidhura

"dekor"Halloweenmake upveshje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 6 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 6 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta
Para 7 orësh

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…
Para 7 orësh

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 18 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 23 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

3 Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League
Para 9 orësh

Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League

4 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 6 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.