”Veshu Ndrequ” publikohet në Youtube, Gjesti me kontraste të gjalla dhe situata komike

”Veshu Ndrequ” nga Gjesti që u bë hit në rrjet, tashmë si material i plotë nga dalë në Youtube. Kjo këngë e freskët dhe ritmike vjen me një videoklip mjaft të veçantë, i cili shquhet për përdorimin e ngjyrave të ndezura dhe skena komike.

“Veshu Ndrequ” është një projekt që përçon një mesazh pozitiv dhe atmosferë festive, duke nxjerrë në pah stilin unik të Gjestit, i cili vazhdon të jetë një nga artistët më të pëlqyer të skenës shqiptare të hip-hopit dhe muzikës urbane.

Në videoklip, përveç pamjeve me ngjyra të forta dhe kontraste të gjalla, përfshihen situata komike dhe personazhe që sjellin buzëqeshje tek publiku. Fansat e Gjestit kanë treguar entuziazëm të madh në rrjetet sociale duke komentuar pozitivisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
GJESTI - VESHU NDREQU (Official Music Video)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?