Victoria Beckam: Nuk kam qenë kurrë më e mira e Spice Girls
Modelja, këngëtarja dhe fashion-dizainerja e njohur VictoriaBeckam është shfaqur në kopertinën e revistës Elle U.K. për muajin maj. Krahas setit fotografik, zonja Beckam ka dhënë edhe intervistë, ku ka folur për karrierën në muzikë dhe për linjën e re të rrobave.
Pavarësisht se në fillim vëmendjen e mori nga grupi Spice Girl, Victoria ka treguar për Elle se nuk ka qenë kurrë këngëtarja më e mirë aty, përcjell Blitz.al.
“Të qenurit pjesë e Spice Girl ishte një eksperiencë mjaft e bukur, por nuk kam qenë kurrë më e mira aty…qoftë në të kënduar, apo edhe në të kërcyer”, – është shprehur Victoria. “Mësova shumë gjatë kohës që isha me vajzat e tjera rreth skenës, dritave, kostumeve, por moda është e vetmja gjë në të cilën shpalos të gjithë talentin tim.”.
Më pas ajo shton: “Tashmë kam më shumë vetbesim, krahasuar me kohën që isha në grup. Dhe kjo më bën të ndihem mirë!”.
Edhe pse mamaja e 4 fëmijëve ka refuzuar çdo ofertë për t’u ribashkuar me ish-grupin britanik, ajo u shfaq në spektaklin e James Corden, “Carpool Karaoke”, ku këndoi disa këngë të Spice Girls.