Victoria Beckham jashtë Spice Girls: Është koha për fuqizimin e grave përmes modës

Victoria Beckham ka folur për vendimin e saj për të mos u rikthyer tek Spice Girls duke thënë se fokusi i saj i vetëm është fuqizimi i  grave përmes modës.

Ish-anëtaret e grupit Mel B, Mel C, Emma Bunton dhe Geri Horner surprizuan javën e kaluar fansat ndërsa njoftuan se Spice Girls do të rikthehet me një turne 6 ditor.

Por Victoria, e njohur me pseudonimin Posh Spice, nuk do të bashkohet me vajzat për tu përqëndruar tek familja e saj dhe karriera e modës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke ju drejtuar vendimit të saj në People’s Choice Awards, Beckham tha për E !: “Gjithmonë ka të bëjë me fuqizimin e grave, duke i bërë ato të ndjejnë versionin më të mirë, më të bukur dhe më të fortë të vetvetes. Me Spice Girls filloi si fuqi e vajzës. Dhe tani ka të bëjë me  fuqizimin e grave përmes modës.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Stilistja dhe ish-këngëtarja lajmëroi se nuk do të jetë në asnjë nga datat e shfaqjeve në skenë si e ftuar pavarësisht shpresës së Mel B.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?