Victoria Beckham: Kam qenë e dehur kur u njoha me David
Victoria Beckham ka habitur të gjithë në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vogue”. Modelja 41-vjeçare ka rrëfyer për jetën e saj e ndërsa ka treguar se me burrin e saj David është njohur kur ka qenë vetëm 19 vjeç, duke e quajtur veten adoleshente në atë kohë. Por, në vazhdimin e intervistës Victoria ka shokuar kur ka shtuar më tej se ka qenë e dehur kur është njohur me David. “Dashuria me shikim të parë nuk ekziston, kam qenë e dehur kur jam njohur me David Beckham”, është shprehur ajo. Çifti i njohur ka vite që janë martuar dhe së bashku kanë katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë më të vogël.